Ostrogoto (sq)

Prova teknike

 

E shtune 15 tetor duhet te ishte dita boterore e indinjimit.

Ne te gjithe boten ishin parashikuar qindra manifestime ne shenje proteste kunder nje sistemi social qe tashme nuk eshte me ne gjendje as te garantoj nje fare mbijetese ne kembim te bindjes. Per kete, ne Rome, kishin lene takim gjithe jetimet qaramane te nje Demokracie te tradhetuar, te nje Kushtetute te shkelur, te nje te Drejte te mohuar.
Ne fillim donin te dilnin pompoze mbi pallatet e Pushtetit per t'i 'pushtuar', por kapitulluan nga kercenimi i policeve e u drejtuan ne periferi vetem e vetem per t'u autoparaqitur.
Ky manifestim, lindur i trishtuar nuk u zhvillua siç deshironin organizatoret e tij. Pergjate rruges, çka shprehte privilegjin e pasurise dhe arrogances autoritare, terhoqi terbimin e kujt tashme eshte lodhur se marshuari e se kalburi e eshte organizuar per nje kalim nga fjalet ne fakte. Ne therrmija xhamat e bankave, ne zjarr ndertesa qe strehon gjykaten ushtarake te Ministrise se Mbrojtjes. Ajri u pervelua aq sa ne vend te nje takimi te zakonshem si fund i nje shetitjeje te qete, ne sheshin S. Giovanni u zhvilluan perleshje te dhunshme me forcat e policise ku morren pjese mijera protestues. Njerez te thjeshte, jo vetem 'te nxehurit' e pergatitur e te vendosur per perleshjen por burra e gra qe u ndeshen me gjithçka arriten te gjenin duart e tyre, me fytyra te zbuluara kunder nje policie te terbuar.
Keto 'rremuja' ishin te parashikuara nga te gjithe, te njoftuara jave perpara, te premtuara nga disa, te deshiruara nga shume.
E ashtu siç dihej, shperthyen !
Bejne vetem per te qeshur te majtet, admirues trazirash te te tjereve, admirues te revoltave gjetke, gati per t'u gjunjezuar perpara Magna Greke ne flake ose duke cituar nje ish president ne pension sipas te cilit tashme ka ardhur ora e revoltes (!?), qe nen shperblimin e tyre te mjere, sot vajtojne çka ndodhi. Keta te varfer shpirti e pasioni nuk arrijne te kapacitojne qe perballe nje bote ne dekompozim, ku Shteti dhe Tregu bejne gara per te mbytur sa me shume jete njerezore, mund te qendroj dikush qe s'arrin dot te  kufizohet ne nje shprehje platonike mospajtimi.
Te privuar nga paraqitja skenike e politikes te cilen ata kishin rezervuar, reaguan sipas zakonit. Ashtu si dhjete vjet me pare ne Genova, forcat politike ( bashkebisedues per nje shtet qe deshirojne te riperterijne ), u dalluan per metodat aq policore sa qe u abdikuan madje dhe nga vete militantet e tyre. E per te ardhmen shpallin qe tani kthimin e 'katanga' ( dikush akoma kujton vitet '70 kur shperthyen ne Statale te Milanos ne gjuetine e te pakontrrollueshmeve jashte linje ), te fuqishmit rend publik per te ndaluar ata qe guxojne te dalin nga udha e paracaktuar. Duke mos dashur t'i perdorin kunder kujdestareve te ketij urdheri, do perdorin shkopijte  ( ose kaskat ? ) kunder kujt guxon t'i kundershtoje. Nje zgjidhje dytesore, pa dyshim.
Dy dite me pas nis gjuetia mbi anarshistin, mbi 'black bloc', mbi te veshurin e zi. Policia dhe karabinieret kane ndermarre qindra perkuizicione ne gjithe Italine, ne ambiente anarshiste e jo vetem, ne kerkim te veshjeve te zeza e maskave kundra gaz ( 'kit i guerileve' e quajne ). Ministri Maroni, me miratimin e flamurtareve te se majtes opozite 'drejtesore' te Di Pietros, ka shpallur ligje te reja speciale te cilat reduktojne ne menyre te konsiderueshme mundesine e manifestimeve. Ndersa rrjeti eshte i pushtuar nga imazhe te vena ne dispozicion te hetuesve nga ana e qytetareve 'te ndershem' per te identifikuar 'te dhunshmit'.
Eshte denoncim i mases, denoncim i nje mase kritikuese qe beson se i deshiruari trasformim social radikal do te vij si nje 'ndriçim', si nje rizultat i mbledhjes se firmave, i nje fushimi, i nje konsultimi zgjedhor, i nje vendimi mbledhjeje, i nje marreveshjeje politike te gjetur.
Jane prova teknike agjitacioni e parandalimi. Por jane prova rizultatet e te cilave do prodhojne efekte qe duhen marre ne konsiderate, pa rene ne nje vetekenaqesi te dehur
Cfare mundesish ofrojne manifestimet pertej oqeanit ku kontrrollit te kamerave i shtohet dhe prania e qytetarit-polic ? Mund te jene te shoqeruara, te paraprira apo te ndjekura nga diçka tjeter qe pergatit, qe forcon e zgjat agjitazionin ? Apo eshte me mire t'i shmangim e t'i kushtohemi te tjera praktikave ? E kujt, ku, kur ? Si mund te kerkohet nje bashkejetese midis te papajtueshmeve, qellimeve armiqesore te kujt do t'i jape fund kesaj bote dhe shqetesime reformiste te kujt do ta kuroje ? C'kuptim ka kjo loje me sponde, ne nje reciprok raport strumental me ke mundet ne çfaredo lloj momenti te behet nje informator ?
Nuk jane pyetje qe kerkojne nje pergjigje perfundimtare - e pamundur ! - por vetem disa prej tyre, tashme te pakthyeshme, kerkojne e kane nevoje te diskutohen.